logo-aipalogo-aipalogo-aipalogo-aipa
MENU
  • Krye
  • Blog
  • Na kontaktoni
✕
PROGRAMI SHPRESË PËR FËMIJËT DHE TË RINJTË NË KONFLIKT ME

LAJME DHE AKTIVITETE

  • 20/10/2023

    Instituti Shqiptar për Çështjet Publike – AIPA Starton Fushatën Informuese mbi Ndihmën Ligjore Parësore Falas më Qytetin e Mamurrasit dhe Laçit


    Më shumë
  • 19/10/2023

    Instituti Shqiptar për Çështjet Publike – AIPA Starton Fushatën Informuese mbi Ndihmën Ligjore Parësore Falas në Qytetin e Burrelit


    Më shumë
  • 21/07/2023

    Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA), Koordinon Shërbimet Ligjore Falas me Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë Laç


    Më shumë
  • 29/06/2023

    Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA), Koordinon Shërbimet Ligjore Falas me Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë Lezhë


    Më shumë
  • 27/06/2023

    Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA), Koordinon Shërbimet Ligjore Falas me Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë Mat


    Më shumë

QËLLIMI I PROJEKTIT

Identifikimi, zhvillimi dhe promovimi i një shërbimi alternativ të bazuar në komunitet për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, duke përfshirë autorët, viktimat dhe dëshmitarët, vajzat dhe gratë që jetojnë në varfëri dhe në kushte vulnerabël, të cilat janë të mbijetuara nga dhuna në familje ose të divorcuara, në qytetin e Lezhës, Laçit dhe Burrelit.

SHKARKO BROSHUREN DIXHITALE

QASJA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT

Ky projekt ofron shërbim ligjor falas dhe ka për qëllim rritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit në komunitetet ku do të zbatohet. Aktivitetet do të koordinohen me aktorët lokalë për ndihmë ligjore falas, shërbime të integruara dhe trajnime joformale për fëmijët, të rinjtë në konflikt me ligjin, si dhe vajzat dhe gratë në kushte vulnerabël.

Krijimi dhe forcimi i bashkëpunimit me Sektorin e Shërbimit Social dhe Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve në Lezhë, Laç, dhe Burrel është esencial për suksesin e projektit, duke siguruar qëndrueshmërinë dhe lehtësuar aksesin e rasteve.

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

1Ndërgjegjësimi Ligjor
Ndërgjegjësimi i gjimnazistëve, vajzave dhe grave në kushte të vështira socio- ekonomike, si dhe qytetarëve në qytetin e Lezhës, Laçit dhe Burrelit për ndihmën juridike falas.
2Riintegrimi
Hartimi dhe zbatimi i një programi për riintegrimin e fëmijëve dhe të rinjve në konflikt me ligjin, apo atyre që shfaqin sjellje kriminale, në bashkëpunim me sistemin e mbrojtjes së fëmijëve në Lezhë, Laç dhe Burrel.
3Mbështetja Juridike
Mbështetja dhe fuqizimi i 75 fëmijëve dhe të rinjve në konflikt me ligjin dhe vajzave dhe grave në nevojë, nëpërmjet ofrimit të ndihmës juridike parësore falas.
 

    NA KONTAKTO





    Lidhjet e shpejta

    • Blog
    • Na kontaktoni
    © Copyright 2023 - Support children and youth in vulnerable conditions. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara.