29 qershor 2023 - Stafi i Institutit Shqiptar për Çështjet Publike ka zhvilluar, përgjatë muajit qershor 2023, takimin me përfaqësues nga Sistemi i Mbrojtjes së Fëmijëve në qytetin e Lezhës. Takimi kishte si qëllim koordinimin e punës për të ofruar shërbime të integruara për adoleshentët, të rinjtë, si dhe vajzat dhe gratë që mund të jenë në kushte vulnerabiliteti.
Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit "Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri", i cili zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”
#EFLAS #accesstojustice; #legalaid; #legaleducation #aksesinedrejtesi; #ndihmeligjore #edukimligjor UNDP Albania Austrian Development Agency Ministria e Drejtesise